Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ambasadorja Yuri Kim takon drejtuesin e SPAK: Reforma po jep rezultate, deri tani 114 të dënuar

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 20:43 | Aktualitet
Ambasadorja Yuri Kim takon drejtuesin e SPAK: Reforma po jep rezultate, deri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka publikuar në rrjetet sociale imazhe nga takimi i zhvilluar me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja.

Diplomatja amerikane shkruan se reforma në drejtësi po jep rezultate, duke renditur dhe arritjet e deritanishme të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar.

“Një takim shumë i frytshëm sot me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja. SPAK është duke i dhënë goditje krimit të organizuar dhe korrupsionit: Mbi 588 çështje të hapura, më shumë se 70 milionë euro asete të konfiskuara, 748 persona të hetuar, prej të cilëve 288 të arrestuar dhe 114 të shpallur fajtorë deri tani. Reforma në drejtësi po jep rezultate”, shkruan Yuri Kim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë