Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Anija e së keqes po mbytet”, Basha nga Vlora fton socialistët të bashkohen për ndryshimin

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 11:39 | Politikë
“Anija e së keqes po mbytet”, Basha nga Vlora fton

Pas Shkodrës, kreu demokrat, Lulzim Basha, është ndalur këtë të mërkurë në Vlorë. Në një prononcim për median, gjatë takimit me qytetarët, ai u bëri thirrje të gjithë soicialistëve të ndershëm që të bashkohen për ndryshimin e  Shqipërisë.

“Anija e së keqes po mbytet. Ftesa ime për çdo socialist të ndershëm është që të bashkohen me ne për ndryshimin. Do të fitoni ju dhe familjet tuaja. Do të fitojë Vlora”.

Basha theksoi se kudo ku ka shkuar, ka prekur dëshirën e qytetarëve për ndryshim dhe më 25 prill tha ai do të fitojnë të nëpërkëmburit dhe të harruarit e qeverisë socialiste.

“E prek dëshirën për ndryshim kudo. Kjo betejë nuk është për Bashën e Ramën, po për shqiptarët, të rinjtë, që kanë kthyer sytë nga emigracioni. Kjo betejë është për Shqipërinë e shqiptarët, ndaj bashkohemi në këtë fitore madhështore. Më 25 prill do të fitojmë zgjedhjet, por fituesit do të jenë të nëpërkëmburit dhe të harruarit e këtyre viteve. Bashkë do t’i japim Shqipërisë fitoren që meriton. Rama ka pushtetin ekonomik e politik”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë