Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, shkon për gjykim dosja ndaj Redian Rrajës dhe Ariol Halilajt

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 16:33 | Kronikë
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, shkon për gjykim dosja ndaj Redian

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Redian Rrajës dhe Ariol Halilajt, të akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shokut të tij Aleksandër Laho, i njohur si "Rrumi" dhe Andi Malokut, shoferi 24-vjeçar, që humbi jetën pak ditë më vonë në spital.

Rraja dhe Halilaj do të përballen në gjykatë me akuzën e "vrasjes së funksionarëve publikë", mbetur në tentativë në dëm të Ndojës, "vrasje në rrethana cilësuese" në dëm të Malokut dhe mbetur në tentativë ndaj Lahos, si edhe "armëmbajtje pa leje", "grup i strukturuar kriminal" dhe "kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal".

https://a2news.com/2021/01/13/atentati-ndaj-prokurorit-ndoja-spak-zbulon-detaje-shenjester-te-tre-personat/

Atentati ndodhi më 1 nëntor 2019, rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, disa persona me një automjet Benz, ngjyrë gri, që mbante të vendosur targën AA342LM qëlluan më armë zjarri në drejtim të automjetit me targë AA333ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ku për pasojë këta shtetas morën plagë të shkaktuara nga qitja me armë zjarri. Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, kurse shtetasit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho iu nënshtruan mjekimit në spital.

A2 CNN Livestream

Dita jonë