Bayern zyrtarizon sot kualifikimin, gjithçka e hapur në Chelsea-Atletico

felix jorginho 600x338

Bayern Munchen do të kërkojë sot të formalizojë kualifikimin, ndërsa e ka bërë pjesën më të madhe të punës kundër Lazios në takimin e parë.

Gjermanët presin skuadrën italiane të Simone Inzaghit në Mynih, me një rezultat më se komod, 4-1, nga akti i parë në Olimpico. Trajneri Flick madje po mendon të lërë pushim disa prej titullarëve për të përqendruar forcat në kampionat, atje ku bavarezët nuk kanë ende një distancë sigurie nga kundërshtarët.

Lazio ëndërron mrekullinë, por njëkohësisht është i vetëdijshëm për atë që e pret në “Allianz Arena”.

Më ndryshe paraqitet situata në “Stamford Bridge”, me Chelsea që edhe pse fitoi me një supergol të Olivier Giroud në Bukuresht, ka gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit përballë Atletikos së Madridit. Avantazhi i Bluve të Londrës është fakti që trajneri Tuchel nuk ka humbur asnjë ndeshje prej emërimit trajner dhe kjo ecuri mund të ndihmojë sot Chelsea të kompletojë kualifikimin në çerekfinale.