Biden për Putin: Është një vrasës, Moska: Po sulmon Rusinë

nationalherald 2021 03 5647816e 0abd 4df0 9b22 ad0094c2288a putin 1100x620

Po bën xhiron e botës intervista, në kanalin amerikan Abc, e presidentit amerikan Joe Biden, që ndër të tjerat ka kritikuar në mënyrë të fortë politikën e Kremlinit, duke e cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si një vrasës.

Presidenti amerikan ka shtuar se “Putin do të paguajë një çmim të lartë për tentativën e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane të vitit 2020”.

Ndërhyrja pothuajse e paprecedent dhe që rrezikon të tensionojë në maksimum marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë, vjen një ditë pas raportit të shërbimeve sekrete amerikane, sipas të cilit, Putin autorizoi operacione për të ulur figurën e Biden, duke ndihmuar Trump me objektivin e përçarjes sociale në vend.

Kremilini reagoi menjëherë, duke e cilësuar intervistën e Biden si një “sulm drejt Rusisë, një histeri që buron nga pamundësia”.