Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Biden për Putin: Është një vrasës, Moska: Po sulmon Rusinë

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 16:20 | Bota
Biden për Putin: Është një vrasës, Moska: Po sulmon

Po bën xhiron e botës intervista, në kanalin amerikan Abc, e presidentit amerikan Joe Biden, që ndër të tjerat ka kritikuar në mënyrë të fortë politikën e Kremlinit, duke e cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si një vrasës.

Presidenti amerikan ka shtuar se "Putin do të paguajë një çmim të lartë për tentativën e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane të vitit 2020”.

Ndërhyrja pothuajse e paprecedent dhe që rrezikon të tensionojë në maksimum marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë, vjen një ditë pas raportit të shërbimeve sekrete amerikane, sipas të cilit, Putin autorizoi operacione për të ulur figurën e Biden, duke ndihmuar Trump me objektivin e përçarjes sociale në vend.

Kremilini reagoi menjëherë, duke e cilësuar intervistën e Biden si një “sulm drejt Rusisë, një histeri që buron nga pamundësia”.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë