Bushati: “Lufta e Tretë Botërore”, si të mbijetojë ekonomia. Muço: Taksa progresive vetëm për pagat

Në A2 Business, ku u diskutua për taksën progresive dhe ndryshimet që ajo mund të pësojë nëse qeveria aktuale do të marrë edhe një mandat të tretë, eksperti i ekonomisë, Klodian Muço u shpreh se, në Shqipëri taksimi progresiv është vetëm për pagat.

“Shqipëria ka pasur taksim progresiv vetëm sa i përket pagave. Nuk ka taksim progresiv për biznesin, paguhet 15%, dividenti shkoi 8%”, tha eksperti i ekonomisë.

Por për Ervin Bushati, deputet i PS, reagoi duke thënë se taksa është progresive edhe për biznesin, pasi 91% e tyre paguajnë zero taksë.

Megjithatë Muço u shpreh sërish se kjo nuk është e ndershme. “Kjo nuk është drejtësi, pasi nga njëra anë ti heq pjesën dërrmuese të bizneseve, 91%, ndërsa 9% e biznesit duhet të paguajnë për të gjithë të tjerët. Këto programe bëhen për të marrë vota apo për të bërë shtet?”

“Si të mbijetojë ekonomia shqiptare në kohë krize, kjo është Lufta e Tretë Botërore. Kjo po ndodh në të gjithë botën sot”, reagoi Bushati.