Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Demi Lovato rrëfen abuzimet seksuale: Humba virgjërinë përmes një përdhunimi

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 18:27 | Showbiz

Demi Lovato ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht dy herë gjatë jetës së saj. Fillimisht kur ishte 15-vjeç nga një adoleshent, që gjithashtu ishte yll "Disney" dhe në vitin 2018, kur përfundoi në mbidozë nga shpërndarësi i saj i drogës.

Për përdhunimin që i kishte ndodhur gjatë adoleshencës, Demi rrëfeu se foli me njerëzit që e rrethonin por abuzuesi nuk u ndëshkua.

"Kur isha adoleshente kam humbur virgjërinë përmes një përdhunimi." tregon Lovato, duke mos përmendur emrin e abuzuesit por duke theksuar se asokohe ata ishin në fillimet e romancës, por ajo s'ishte gati për të kryer marrëdhënie.

"Unë s'kisha një herë të parë romantike. S'ishte për mua, ma shpifte. Pastaj më duhej ta shihja këtë njeri gjatë gjithë kohës, prandaj fillova të mos haja më dhe ta përballoja në mënyra të tjera.", rrëfen ajo.

Premiera e dokumentarit të ri të Demi Lovatos do të shfaqet më 23 mars, në YouTube.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani