Futbollisti dënohet me 10 vjet burg për përdhunim, publikohet edhe një video

Alhaji Sesay, 22 vjeç, ish-futbollist i skuadrës së Bristol City në Angli dhe pjesë e skuadrës Kombëtare të Sierra Leone, është dënuar me 10 vjet burg. Ndaj tij rënduan një akuzë për përdhunim dhe dy të tjera për tentativë përdhunimi.

“Daily Mail” ka publikuar edhe një video ku 22-vjeçari është kapur nga kamerat e sigurisë në një klub nate, pasi ai largohet nga tualeti ku kishte tentuar të përdhunonte një vajzë në Bristol.

Gjyqtari e quajti Alhaji Sesay si përdhunues dhe “grabitqar seksual”. Ai tha se dy nga viktimat e futbollistit kanë pësuar dëme të rënda psikologjike.