Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjika: Biznesit tonë i mungojnë 48 milionë euro, Rama na i premtoi në 2014-n, s’i morëm kurrë

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 21:47 | Ekonomi
Gjika: Biznesit tonë i mungojnë 48 milionë euro, Rama na i

Gjergji Gjika, përfaqësues i industrisë fasone, u shpreh në A2 Business se ekonomia shqiptare kishte nevojë për një paketë në këtë periudhë të vështirë, por ajo nuk u dha kurrë, tha ai.

“Përfaqësoj një grup interesi mbi 70 punonjës. Problemi është se këtu dëgjohen më shumë politikanët, prandaj ka shkuar kjo punë kështu. Vendimet që janë në interes të qytetarëve, nga çdo qeveri, përshëndetet nga të gjithë. Problemi është se a lidhen këto vendime me njëra-tjetrën, në hallkat e një zinxhiri ekonomik? Si mund ta nxjerrim këtë ekonomi nga kjo situatë? Ka nevojë për shumë masa. Ekonomia kishte nevojë për një paketë, e cila nuk u dha kurrë. Shqipëria nuk ka një paketë, është për turp të Zotit. Edhe këto masa janë se çfarë ne nuk do të marrim, jo çfarë do të japim, është shumë e rëndësishme edhe të japësh. Kjo është filozofia”.

Më tej, Gjika akuzoi kryeministrin se nuk ka mbajtur një premtim të vitit 2014, për kthim të një pjese të taksave.

“Në 2014-n, Rama na ka premtuar se, edhe pse e kishim taksën 15%, 5% biznesit tonë do t’i kthehej mbrapsht. Premtimit që ka dhënë kryeministri në atë kohë i mungojnë 48 milionë euro vetëm nga kthimi mbrapsht i 5%. Në atë kohë, na u tha se këtë përqindje do ta përdornim për formim profesional, për teknologji, e të tjera, që nuk u bënë kurrë”, u shpreh Gjika.

A2 CNN Livestream

Dita jonë