Ish-pjesëtari i Guns N’ Roses, prind për herë të parë në moshën 60-vjeçare

Ish-bateristi i grupit Guns N’ Roses, Matt Sorum, do të bëhet prind për herë të parë në moshën 60-vjeçare.

Muzikanti dhe gruaja e tij 36-vjeçare, Ace Harper, njoftuan në rrjetet sociale se do të bëhen me fëmijë.

Çifti është martuar në vitin 2013 dhe shumë shpejt do të mirëpresin një vajzë. Matt dhe Ace u lidhën në vitin 2004, ndërsa u fejuan në vitin 2011.