Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

KLGJ shkarkon gjyqtaren Enkeleida Hoxha

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 10:26 | Kronikë
KLGJ shkarkon gjyqtaren  Enkeleida Hoxha

KLGj vendos pranimin e kërkesës së ILD-së për shkarkimin nga detyra të magjstrates, Enkeleida Hoxha.

Gjyqtarja u arrestua së bashku me disa punonjës të Gjykatës së Krujës, pas hetimeve disamujore dhe zbulimit të një skeme mashtrimi për lirimin e disa të dënuarve, ndër të tjerët Endrit Doklen, Hekuran Billën dhe Ilir Pajën.

https://a2news.com/2020/12/11/ild-propozon-shkarkimin-nga-detyra-te-gjyqtares-qe-liroi-doklen-billen-dhe-pajen/

Në seancën e paraqitjes së përfundimeve mbi hetimin e kryer, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, kishte argumentuar shkeljet disiplinore të magjistrates, si mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit; veprime që kanë sjellë sipas ILD-së, "përfitim të padrejtë për palët, mosrespektim të rëndë e të vazhduar të legjislacionit material e procedural penal dhe nxjerrje të akteve (vendimeve) të paarsyetuara".

https://a2news.com/2021/03/16/lirimi-i-billes-ild-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-te-krujes-bujar-memia/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani