Koronavirusi në Shqipëri, 15 të vdekur dhe 446 raste të reja në 24 orët e fundit

koronavirusi ne shqiperi 11 1100x620

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 15 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë, ndërkohë që janë regjistruar dhe 446 raste të reja me Sars Cov-2

Gjithashtu, në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë shkruhet se gjatë ditës së fundit janë kryer 3338 vaksinime, 2997 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 744 persona.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Raporti i plotë Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3338 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 33,369 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2997 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 446 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 135 raste në Tiranë, 34 raste në Shkodër, 26 raste në Durrës, 19 raste në Fier, 17 raste në Mirditë, Gjirokastër, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Kavajë, 13 raste në Korçë, Vlorë, Berat, Kuçovë, 10 raste në Krujë, 7 raste Ura Vajgurore, 6 raste në Devoll, Kukës, Pogradec, 5 raste në Lushnje, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, 4 raste në Librazhd, Përmet, Tepelenë, Peqin, Shijak, 3 raste në Kurbin, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Prrenjas, Memaliaj, Skrapar, 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, Selenicë, Roskovec, Kolonjë, 1 rast në Kamëz, Delvinë, Divajkë, Belsh, Gramsh, Poliçan, Libohovë .

Në 24 orët e fundit janë shëruar 744 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 82,554 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Tepelena, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 40- 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (17 Mars 2021)

Raste të reja ditore        446

Të shëruar në 24 orë     744

Të shtruar në spitale      440

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore                 2997

Testime totale          520,078

Raste pozitive           118,938

Raste të shëruara       82,554

Raste Aktive                34,292

Humbje jete                2092

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      23137

Fier          2556

Durrës    1600    

Vlorë      1514

Shkodër    1275

Gjirokastër 1205

Korçë    837

Lezhë      716

Elbasan  481

Berat       304

Dibër    351

Kukës    316