KQZ miraton listën e PD, hiqen kandidatët e tepërt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e fundit të tij listën e kandidatëve të koalicionit opozitar Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim.

Në vendimin e KQZ, Partisë Demokratike i hiqen nga lista e kandidimit të gjithë emrat që ishin mbi numrin e mandateve të qarqeve përkatëse.

Disa orë më parë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nga Fieri, i bëri thirrje Komisionit të Zgjedhjeve që të interpretojë si duhet Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojë më subjektet të kenë më shumë emra kandidatësh në listë nga sa është përcaktuar.