Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Më shumë kandidatë në lista, thirrja e Ruçit: KQZ të trajtojë njësoj të gjitha partitë

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 16:42 | Politikë
Më shumë kandidatë në lista, thirrja e Ruçit: KQZ

Nga Fieri, ku ishte i pranishëm për prezantimin e kandidatëve të Partisë Socialiste, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka bërë thirrje KQZ-së që të interpretojë siç duhet Kodin Zgjedhor, sa i përket numrit të kandidatëve në listat e subjekteve zgjedhore.

Pa përmendur forca të caktuara, Ruci theksoi se subjekte të ndryshme kanë depozituar më shumë kandidatë se sa parashikon ligji.

“Dua t’i bëj një apel KQZ dhe institucioneve të veta për të interpretuar si duhet Kodin Zgjedhor dhe të gjithë subjektet politike në garë të jenë të barabartë me numrin e kandidatëve në lista. Pasi kemi marrë vesh që vetëm në Fier subjekte të caktuara politike po tentojnë të regjistrojnë më shumë kandidatë, duke mos respektuar kërkesat e Kodit”, tha Ruçi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani