“Mos bërtit se do të vrasim”, e moshuara flet pas grabitjes

Varvara Papa, 85 vjeç, ishte e vetme në banesën e saj mesditën e së mërkurës në Nartë të Vlorës, kur dy persona ende të paidentifikuar e grabitën, pasi e lidhën.

Për fat të mirë, 85-vjeçarja nuk u lëndua nga kjo ngjarje rëndë, por momentet që kaloi ishin vërtetë të tmerrshme për të.

“Sapo u futa në dhomë, ai erdhi dhe më zuri sytë. Më tha, mos bërtit se do të vrasim. Më mbuluan pastaj, më lidhën duart, këmbët, gojën”, tregoi 85-vjeçarja pas ngjarjes.

Policia bëri të ditur se në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.