Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ndalimi i vaksinës së AstraZeneca, ekspertët të shqetësuar, Europa në valën e tretë

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 16:30 | Bota
Ndalimi i vaksinës së AstraZeneca, ekspertët të

“Nuk duhet të marrim vendime të shpejta pasi mund të dëmtojnë fushatën e vaksinimit, gjë e cila është shumë e rrezikshme”, u shpreh doktor Peter Openshaw, profesor i mjekësisë në Kolegjin Imperial në Londër.

Pavarësisht se Italia ka hyrë në një izolim të pjesshëm, ende po raporton shifrat më të larta ditore që prej fundit të janarit. Franca përballet me valën e tretë, ndërsa pezullimi i përdorimit të vaksinës së zhvilluar nga universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca nuk ndihmon në luftën ndaj pandemisë koronavirus.

Situatë të vështirë po përjeton edhe Polonia, me rastet e reja që u rritën me 44% nga java e kaluar. Zyrtarët shëndetësorë janë të shqetësuar lidhur me shtimin e vendeve që pezullojnë vaksinimet me dozat e AstraZeneca mes raportimeve për mpiksje të gjakut.

 “Nuk mendoj se ata po marrin vendimin e duhur dhe shpresoj që ta zhbëjnë ndalimin”, u shpreh Marc Van Ranst, virolog në Belgjikë.

Aktualisht nuk ka asnjë provë shkencore që lidhin vaksinën me rastet e raportuara me trombozë. AstraZeneca thotë se më pak se 40 raste me mpiksje të gjakut janë raportuar nga 17 milionë persona që morën një dozë në vendet e Bashkimit Europian apo në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë, edhe ekspertët mjekësorë në Gjermani nuk mbështesin vendimin e qeverisë federale për pezullimin e përdorimit të vaksinës së AstraZeneca-s, teksa qytetarët shprehen të kënaqur me marrjen e një doze dhe janë në pritje të dozës së dytë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani