Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pandemia, Rama: Po bëjmë çmos me vaksinimin, opozita po vendos fushatën mbi shëndetin e njerëzve

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 20:43 | Politikë
Pandemia, Rama: Po bëjmë çmos me vaksinimin, opozita po vendos

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po vendos interesin partiak dhe fushatën elektorale mbi mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.

Sipas kreut të qeverisë qeveria po bën çmos dhe do t’ia dalë për ta ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë, duke vaksinuar sa më shumë njerëz dhe për ta lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik dhe ekonominë,

“Lufta për t'u çliruar nga pandemia është sfida e sfidave, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke bërë secili detyrën e vet për të mbrojtur të tjerët, me forcën e shembullit e me gjithçka ka në dorë!

Unë dhe shumica qeverisëse po bëjmë çmos, për të intensifikuar vaksinimin, por pa harruar respektimin e rregullave, por fatkeqësisht opozita po vendos interesin partiak, fushatën elektorale, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve...

Ne do të vazhdojmë, pa u lodhur, të luftojmë me gjithsej për ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë, duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar dhe për ta lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik, bashkë me ekonominë e me jetën komunitare. Dhe do t'ia dalim, medoemos.”, shkruan Rama në Facebook.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani