Panik në rrugë, ariu sulmon kalimtarin në mes të qytetit

Një kalimtar në qytetin rus të Nizhnevartovsk vrapoi i tmerruar kur një ari e sulmoi ndërsa qëndronte në anë të rrugës duke folur në telefoni.

Kafsha e egër që ishte larguar nga një kopsht zoologjik aty pranë e ndoqi kalimtarin për dhjetëra metra përpara se të goditej nga një autobus.

Më pas, i trembur, ariu u fsheh në anë të rrugës për t’u neutralizuar më pas nga forcat e policisë. Fatmirësisht kalimtari shpëtoi vetëm me disa gërvishtje të vogla.