Parashikimi i motit: 17 mars 2021

Kthjellime dhe temperatura të ulëta gjatë mëngjesit në të gjithë Shqipërinë. Duke iu afruar mesditës, vranësira kalimtare shfaqen në territor, më të zhvilluara vranësirat do të jenë në jug dhe zonat malore të vendit ku priten edhe momente të shkurtra me reshje shiu dhe dëborë të pakët. Veriu dhe zonat perëndimore rrezikohen nga momente me pika shiu apo flokë dëbore mbi 400 m lartësi. Orët e mbrëmjes shpeshtojnë kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë një tjetër rënie të lehtë duke zbritur në zonat malore deri 4 gradë nën 0, ndërsa mesdita nuk sjell ndryshime të ndjeshme të vlerave termike, ruhet maksimumi rreth 12 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në brigjet e Adriatikut, ndërsa deri e fortë pritet era në brigjet jugore nga grykëderdhja e Semanit deri në gjirin e Sarandës, ku dallgëzimi do të ngjitet mbi 4 ballë, ndërsa dallgëzim më i lartë në hapësirat detare të Jonit.