Patozi prezanton kandidatët: Elbasani nuk duhet t’u besojë më forcave të vjetra

Bindja Demokratike ka prezantuar kandidatët e saj për deputet në qarkun e Elbasanit. Ka qenë vetë kryetari i kësaj force politike, Astrit Patozi, që ka prezantuar kandidatët, ku dominojnë emrat e rinj jo vetëm në politikë, por edhe në moshë.

Sipas Patozit, përplasja e shëmtuar mes simpatizantëve të dy forcave kryesore politike në vend, PS dhe PD në ditën e verës, tregon edhe një herë se përse qytetarët e Elbasanit nuk duhet t’u besojnë më partive të vjetra.

Bindja Demokratike garon në këto zgjedhje me lista të hapura të kandidatëve të saj.