Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rihanna surprizon sërish

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 19:18 | Showbiz

Falë Rihannas, Fenty Beauty dhe Fenty Skin janë dy nga markat më të suksesshme të kozmetikës. Por, këngëtarja nuk ka ndërmend të ndalet, pasi do të sjellë një markë e cila i dedikohet gjithçkaje që lidhet me flokët dhe kujdesin ndaj tyre.

Sipas “People”, gjithçka është gati për Fenty Hair, edhe pse marrëveshja nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Ashtu sikurse linjat e kozmetikës, dhe ajo e flokëve do të vi në treg me cilësi të certifikuar dhe konkurrues në çmime.  

Kujtojmë se muajin e shkuar Rihanna mbylli kompaninë me linjën e saj të veshjeve, Fenty, pas disfatave të njëpasnjëshme të brandit, kryesisht për shkak të koronavirusit dhe vështirësive të mbajtjes së një kompanie në distancë, pasi veshjet e Fenty-t prodhohen në Paris dhe Itali.

Marka e Rihannas ishte pjesë e LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton, i njohur zakonisht si LVMH, një korporatë shumëkombëshe franceze e specializuar në mallra luksoze.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani