Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Libertadores

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 13:11 | Futboll
Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Libertadores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores.

Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në fazën finale të kualifikueseve.

Sadiku u aktivizua në minutën e 69-të, ndërsa nuk arriti të shënonte pavarësisht se kishte dy mundësi të mira. Bomberi kuqezi mund të mburret se në karrierë ka luajtur në turnetë më të rëndësishëm: Champions dhe Europa League, e tashmë edhe në Libertadores.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani