Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shkurtimi i listave nga KQZ, reagon PD: Vendim i paligjshëm, i diktuar nga interesa politike, do ta ankimojmë

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 20:41 | Politikë
Shkurtimi i listave nga KQZ, reagon PD: Vendim i paligjshëm, i diktuar nga

PD ka reaguar pas shkurtimit të listave të saj nga KQZ-ja, e cila hoqi emrat e kandidatëve që ishin mbi numrin e mandateve të qarqeve përkatëse. Në deklaratën e PD, ky vendim vlerësohet si i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës.

“Vendimi i sotëm i KQZ për mosregjistrimin e plotë të listave të koalicionit është një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës.

Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë. Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të papërfaqësuara parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet”.

https://a2news.com/2021/03/17/kqz-miraton-listen-e-pd-hiqen-kandidatet-e-tepert/

Më tej, theksohet se ky vendim do të ankimohet menjëherë. “Asnjë vendimmarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin tonë që të garojë me potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programor. Kjo vendimmarrje, si të gjitha vendimmarrjet e padrejta, do të ankimohet menjëherë nga ana jonë në të gjitha shkallët ankimore.

Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, që kanë nevojë dhe e duan kaq shumë ndryshimin! Ne do ta bëjmë të mundur këtë në datën 25 Prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli