Studimi izraelit: Vaksinimi i grave shtatzëna mbron foshnjat

studimi 2 1100x620

Gratë shtatzëna të vaksinuara kundër COVID-19 mund të kalojnë në mbrojtje të foshnjave të tyre. Është ky konkluzioni i një studimi të ri në Izrael, sipas të cilit vaksinimi i grave shtatzëna mund të sigurojë mbrojtje amtare dhe neonatale nga infeksioni SARS-CoV-2

Kërkimet e kryera në shkurt treguan antitrupa në 20 gratë, të cilave u ishin dhënë të dyja dozat e vaksinës Pfizer/BioNTech gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë dhe tek të porsalindurit, përmes transferimit të placentës.

Gjetjet nga studiuesit nga Qendra Mjekësore e Universitetit Hadassah të Jeruzalemit u postuan në medRxiv, një shërbim shpërndarjeje në internet për dorëshkrime kërkimore të pabotuara, që nuk janë rishikuar nga kolegët dhe raportuar nga media izraelite.

Autorët thanë se ishte i nevojshëm kërkimi i mëtejshëm, për të vlerësuar efektin e vaksinimit në faza të ndryshme të shtatzanisë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave të ndryshme të disponueshme.

Studiuesit do të fillojnë të shikojnë gjithashtu se sa kohë do të zgjasin antitrupat e formuara nga vaksinat te foshnjat.