Sulmi me tritol ndaj prokurorit Arjan Muça, zbulohen detaje nga hetimi

Pak kohë pas shpërthimit të tritolit të vendosur në makinën e prokurorit Arjan Muça prokuroria dyshon se ka rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar.

Burime pranë organit të akuzës thanë se dy të arrestuarit në zonën e Kombinatit dyshohen se janë furnitorë të lëndës plasëse apo dhe vetë të përfshirë në shpërthimin që hodhi në erë makinën e prokurorit në parkingun e nëndheshëm të një qendre tregtare në Komunën e Parisit.

Bledjan Gresa dhe Agron Gurakuqi përkatësisht 35 dhe 46-vjeç nga Tirana u kapën me 3 kallëpe tritoli të montuara me celularë dhe gati për shpërthim.

Sipas policisë së shtetit ata do i shinin lëndët plasëse në shuma që varionin nga 2 deri në 3 mijë euro ndërsa operacioni u bë nga forcat operacionale të policisë.

Gjurmimi I tyre nisi menjëherë pas tritolit të vendosur në makinën e prokurorit Muça. Nga ana tjetër pas këqyrjes së vendit të ngjarjes ekspertët gjetën një bateri celulari, çka sipas tyre tregon se aktivizimi i tritolit u bë i telekomanduar.

Për shpërthimin, prokuroria dyshon se sulmi ka të bëjë me detyrën e prokurorit por jo vetëm, edhe me atë të bashkëshortes së tij e cila punon si gjyqtare në Gjykatën Administrative.