Ulen viktimat nga koronavirusi në Itali, të infektuarit e rinj në të njëjtat nivele

csm Sonepar Italia support the new intensive care unit in Rome s Columbus hospital 8ef9ca0382 1 1100x620

Italia raportoi 23 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit pas 369.084 tamponësh të kryer në mbarë vendin.

Numri i viktimave në ditën e fundit pësoi një rënie ku 431 persona të tjerë humbën betejën përballë virusit, krahasuar me 502 që ishin të martën. Aktualisht, që nga nisja e pandemisë, në Itali kanë humbur jetën 103 mijë persona nga koronavirusi.

Në spitale ndodhen 3317 persona që po marrin trajtim mjekësor më të specializuar, ndërkohë që Lombardia rikthehet në krye të rajoneve me më shumë raste ditore.