Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vendimi i KQZ për të “shkurtuar” listën e PD, Kaso: Do e ankimojmë, Celibashi tejkaloi kompetencat

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 21:15 | Politikë
Vendimi i KQZ për të “shkurtuar” listën e PD, Kaso:

Sekretarin për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso tha në A2 se subjekti ku bën pjesë do ta ankimojë në të gjitha instancat që parashikon ligji vendimin e KQZ për të reduktuar listën e kandidatëve të koalicionit opozitar.

Sipas Kasos, KQZ mori një vendim në tejkalim të kompetencave i cili le pa përfaqësim një pjesë të subjekteve opozitare që janë pjesë e koalicionit të drejtuar nga PD.

“KQZ mori një vendim të tejkalim të kompetencave të veta dhe jo në respektim të ligjit zgjedhor. Ne dorëzuam më herët në KQZ një listë e cila më 10 mars u kthye për shkak të plotësimit të disa aspekteve proceduriale të dokumentacionit si dhe për të reduktuar numrin e kandidatëve në lista. Po të shohësh me kujdes dispozitën ajo përcakton rregulla sesi duhet shfaqur lista, por duke përcaktuar një numër minimal kandidaturash dhe nuk përcakton rregulla se sa duhet të jetë numri maksimal i kandidaturave.

Kemi një koalicion me 13 parti në përbërje të tij dhe të gjitha me elektorat që kanë shtresa të ndryshme dhe minoritete dhe të gjitha këto subjekte kanë nevojë për përfaqësim. Si mund të pengojë Kodi Zgjedhor të drejtën e këtyre subjekteve që në një zonë zgjedhore të nxjerri kandidatin e tyre. I bie që në treçerekun e vendit që kanë numra më të vogla mandatesh këto subjekte të ngelen të përfaqësuara.

Sigurisht që do ta ankimojmë këtë vendim. Qëndrimin tim e bëra me dije dhe në mbledhjen e KQZ, i cili është i qartë dhe i paekuivok. Do të ndiqen të gjitha hallkat e nevojshme të ankimit nga ditët e ardhshme”, tha Kaso.

A2 CNN Livestream

Dita jonë