Zbulohen tekste biblike 2000-vjeçare në një shpellë në Izrael

Fragmente të reja të shkrimeve biblike që datojnë 2000 vjet më parë janë zbuluar gjatë kërkimeve të reja në Shkretëtirën e Judesë pranë Detit të Vdekur. Kjo u njoftua nga Autoriteti Izraelit i Antikiteteve duke shpjeguar se fragmentet e reja janë të parat që janë gjetur në 60 vjet deri më tani. Ato janë të shkruara kryesisht në greqishten e vjetër dhe përmbajnë pjesë të librit të 12 profetëve të vegjël, përfshirë Zakarinë dhe Nahumin.

E njohur për thatësirën e saj absolute, shkretëtira e Judesë është kthyer për një ekip studiuesish izraelitë në gjetjen e thesareve të çmuara. Zbulimet e para në këtë zonë u bënë në vitin 1947 nga banorët lokalë beduinë në shpellat e Kumran, rreth 20 km në lindje të Jeruzalemit.

Shpella në të cilën u bënë zbulimet aktuale njihet edhe si shpella horror, sepse më parë në të janë gjetur edhe skeletet e disa hebrenjve që kishin luftuar me romakët rreth 200 vite para Lindjes së Krishtit.

Shkretëtira gjithashtu ka ruajtur një shportë 10000-vjeçare të paprekur. Në origjinë të këtyre zbulimeve të jashtëzakonshme, ishte vendimi në 2017 për të kontrolluar sistematikisht 400 shpella në zonë, në një sipërfaqe totale prej 80 kilometrash, për të rimarrë atë që është e mundur, pasi për dekada kishin mbetur në mëshirën e hajdutëve të objekteve. Ishte një operacion logjistik kompleks dhe i rrezikshëm, sepse shumica e shpellave nuk kanë vëzhgime shkëmbore dhe hyrja është e mundur vetëm duke përdorur litarë dhe akrobaci. Përdorimi i dronëve gjithashtu ka rezultuar i dobishëm.