423 viktima në Itali, rritet shkalla e pozitivitetit

Italia covid 1100x620

Italia raportoi 24,935 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit pas 353,737 tamponësh të kryer në mbarë vendin.

Lombardia është sërish rajoni më i prekur, me më shumë se 5, 600 raste.

Autoritetet njoftuan se në ditën e fundit 423 persona të tjerë humbën betejën përballë virusit, krahasuar me 431 që ishin të martën.

Në spitale ndodhen 3333 persona që po marrin trajtim mjekësor më të specializuar, ndërkohë që shkalla ditore e pozitivitetit është tani 7%, nga 6.2% që ishte një ditë më parë.