50 metra sprint dhe parabël portierit, magjia e fundit e Mbappe

mbappe 1 600x338

PSG fitoi 3-0 ndaj Lille në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Francës, falë edhe dygolëshit të Kylian Mbappe.

Njëri prej golave ishte vërtet i mahnitshëm: sulmuesi francez mori topin që në mesfushë, sprintoi 50 metra duke lënë pas kundërshtarin dhe në fund e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar portierin me një parabël fantastike.