BD hap fushatën, Patozi: Synojmë të jemi forcë përcaktuese në qeverisje

Bindja Demokratike synon të jetë parti përcaktuese në qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve të 25 prillit. Këtë synim, Astrit Patozi e shpalosi në hapjen e fushatës dhe prezantimin e 36 kandidatëve për deputet në Qarkun e Tiranës.

Astrit Patozi ka çelur fushatën elektorale në Tirane si dhe ka prezantuar 36 kandidatët e Bindjes Demokratike. Sipas tij, siguria që të japin 153 kandidatët e kësaj force politike, që janë në të gjitha qarqet e vendit, bëjnë që Bindja Demokratike të synojë të jetë forcë përcaktuese në qeverisjen e ardhshme, për të realizuar ndryshimin e shumëpritur dhe jo thjesht rotacionin e pushtetit.

Së shpejti, Bindja Demokratike do të shpalosë edhe programin e saj, i cili po i nënshtrohet diskutimeve dhe marrjes së mendimeve nga të gjithë anëtarët dhe kandidatët. 

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 71 pacientë në spitale, 7 në terapi intensive, asnjë në intubim
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste