Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dëshmia e Ernejt Shytit. Si e siguroi grupi foton e 66-vjeçarit Behar Sofia?

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 15:12 | Kronikë
Dëshmia e Ernejt Shytit. Si e siguroi grupi foton e 66-vjeçarit

Në dëshminë e tij dhënë para hetuesve, vrasësit të 66-vjeçarit Behar Sofia, Ernejt Shytit, i është treguar një fotografi dokumenti e objektivit që duhej të eliminonte.

Përpara hetuesve ai ka thënë se diçka e tillë i është treguar gjatë takimit që 4 të arrestuarit kanë pasur me njëri-tjetrin. Më tej, 24-vjeçari ka thënë se bëhej fjalë për fotografi pasaporte ose të një dokumenti identifikimi dhe jo foto rastësore. Dy ditë para krimit të rëndë, policia ka të fiksuar në kamerat e sigurisë Shytin, i cili lëviz me të njëjtën biçikletë që u largua pas vrasjes.

Për grupin e hetimit, diçka e tillë ngre pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si grupi i përbërë nga Skënder Vathi, Xhixha dhe Visha, ka arritur të sigurojë një foto të një dokumenti personal të Behar Sofisë.

Prokuroria ka dyshime se foto i është dhënë Vathit nga të tjerë persona që kanë lidhje me ngjarjen, por 54-vjeçari ka mohuar çdo gjë mbi këtë çështje.

Mësohet se hetimet do të shtrihen dhe në burgun ku 54-vjeçari vuajti dënimin për një ngjarje tjetër në Fushë-Krujë, për të mësuar të gjitha vizitat dhe kontaktet që ai ka pasur atje.

Prokuroria dhe policia dyshojnë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, por që personi i vetëm që mund të bëjë lidhjen është 54-vjeçari. Skënder Vathi u zbulua mes mesazheve telefonike të dërguara në numrin e Ernejt Shytit, ku e lajmëroi për daljen nga banesa të 66-vjeçarit.

https://a2news.com/2021/03/16/vrasja-e-behar-sofise-takimi-mes-4-te-arrestuarve-vathi-i-dergoi-sms-vrasesit-24-vjecar/

A2 CNN Livestream

Dita jonë