Fier, gjendet i pajetë 29-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Është gjetur i pajetë 29-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten e tij, mbrëmjen e djeshme, në Fier.

I riu, i cili ishte në kërkim nga policia, u gjet në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjekoligjore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.