Ishte shpallur e zhdukur, gjendet kufoma e 63-vjeçares në Lezhë

skene krimi vrasje 1472483654 2965262 0 1100x620

Një kufomë e dekompozuar, e parregullt nga ana strukturore, është gjetur në Lezhë, në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se trupi i përket shtetases Angjelina Gjoka, 63 vjeçe, banuese në Lezhë.

Gjoka ishte shpallur e humbur nga bashkëshorti i saj, më 25 shkurt të këtij viti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.