“Kishte kaluar një ditë shumë të keqe”, sherifi “justifikon” vrasësin e 8 personave në Atlanta

vrasesi 2 600x338

Robert Aaron Long, 21-vjeçari i arrestuar për vrasjen e 8 personave në 3 qendra masazhi në Atlanta, “kishte kaluar një ditë shumë të keqe”.

Kjo frazë e zv.sherifit të Georgia, Jay Baker, në konferencën për shtyp, bëri që të shpërthenin polemikat në SHBA dhe në rrjetet sociale indinjata nuk u përmbajt. Shumë përdorues ripostuan disa video të vjetra të tij, ku ftonte njerëzit të blinin bluza anti-aziatike, ku thuhej se “Kina solli koronavirusin”.

Nga 8 viktimat e Long, 6 ishin aziatikë, por nuk dihet nëse masakra kishte sfond racor. Vetë autori i krimit nuk ka pranuar që të kishte motivacion racist për veprimet e tij.