Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koçi: Segmente kriminale përpiqen t’iu imponohen fushatave, duhet monitorim i rreptë

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 22:54 | Politikë
Koçi: Segmente kriminale përpiqen t’iu imponohen fushatave,

Gjatë bisedës në Absolut 4, kandidati i PS, Petro Koçi pranoi se gjatë fushatave elektorale segmente të korruptuara dhe të krimit të organizuar tentojnë të imponohen tek partitë apo kandidatë të ndryshëm për të përfituar më pas prej tyre.

Ai ftoi organet ligjzbatuese që të monitorojnë rreptësisht këtë fushatë që të mos lejojnë të zhvillohet praktika e shit-blerjes së votës, duke sjellë LSI si shembull kryesor.

“Ne përpiqemi që të gjitha agjencitë ligjzbatuese të bëjnë maksimumin për ta përkulur krimin edhe në rajonin e Fierit.  Parimi i fushatës sonë është ai i ndershmërisë. Një fushatë e pistë, në financime të pista, një fushatë e mbështetur në blerje votash, sigurisht që do t’i kthejë edhe mandatet në mandate të pista dhe blerjen e votave do ta kthejë në shitje të mandatit tek segmentet e korruptuara të shoqërisë, bile edhe deri tek krimi i organizuar.

Unë besoj se monitorimi i rreptë i fushatës është një detyrim i institucioneve që merren me këtë gjë dhe që të mos lejojnë që sidomos që parti që praktikën e blerjes së votës siç është LSI të arrijnë ta zerojnë në këtë fushatë edhe në rajonin e Fierit. Segmente kriminale përpiqen t’u imponohen fushatave që më pas të përfitojnë. Politikanët dhe shoqëria civile e kanë për të detyrë të ngrenë zërin më shumë”, u shpreh Koçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë