Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kosovë, PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin për presidente

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 12:11 | Kosova
Kosovë, PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin për presidente

Partia Demokratike e Kosovës nuk mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për postin e presidentit. Qëndrimi u bë i ditur nga kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj, pas mbledhjes së këshillit drejtues.

Madje Hoxhaj nuk bëri të qartë nëse deputetët e PDK-së do të jenë të pranishëm në sallë ditën kur do të votohet për presidentin e ri të Kosovës.

 “Pjesëmarrjen si parti politike nuk e kemi profesion, ne jemi opozitë. Nuk e kemi profesion pjesëmarrjen, profesion e kemi betejën politike”, deklaroi kryetari në detyrë i PDK.

Hoxhaj nuk bëri të ditur arsyet e një vendimi të tillë, por tha se ka pasur debate të gjata. Duket qartë se as takimi me Vjosa Osmanin dhe kreun e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk shërbeu për asgjë. Këta të fundit po zhvillojnë një raund konsultimesh me të gjitha partitë politike në Kosovë duke i shpalosur planin e qeverisjes dhe atë të zgjedhjeve së presidentit.

Gjatë së premtes, Kurti dhe Osmani do të takojnë edhe kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve të vendit. Deri më tani ata kanë marrë mbështetjen e disa deputetëve të minoriteteve jo serbe, por jo atë të partive kryesore.

Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit duhet të votojnë 80 deputetë, në të kundërt procesi është i pavlefshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani