Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

KQZ miraton listat e plota, skualifikohen dy subjekte zgjedhore

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 12:16 | Politikë
KQZ miraton listat e plota, skualifikohen dy subjekte zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miraton listat e kandidatëve për deputet për subjektet garuese për zgjedhjet parlamentare.

Nga 13 subjekte të regjistruara, fillimisht dy u skualifikuan, pasi nuk kishin firmat mbështetëse për depozitimin e listave. Të skualifikuar janë koalicioni Aleanca dhe Partia Aleanca Kombëtare.

Pas skualifikimit, në garë për zgjedhjet parlamentare janë 11 subjekte zgjedhore dhe 5 kandidatë të pavarur.

Tre kandidatë janë të Lëvizjes Vetëvendosje Shqipëri, ku Kreshnik Merxhani kandidon në Qarkun Gjirokastër, Iliaz Shehu në Lezhë dhe Boiken Abazi në Tiranë.

KQZ konfirmoi kandidatin e pavarur në Shkodër, Pal Shkambi, ish-anëtar zëvendësues i KPK-së dhe Elton Debreshin si kandidat të pavarur në Qarkun Dibër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë