Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Një parakalim në 10 vjet”, Arabia Saudite prezanton pistën e saj urbane të Formula 1

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 12:27 | Sporte të tjera

Arabia Saudite ka prezantuar pistën e saj, ku këtë vit do të zhvillohet gara e parë e Formula 1 në këtë shtet.

Cirkuiti urban i Xheda do të jetë fillimisht vetëm për F1, por autoritetet kanë në plan që të mirëpresin së shpejti edhe garën e MotoGP.

Pista do të jetë 6,1 km e gjatë, që do të thotë se do të bëhet cirkuiti i dytë më i gjatë në kalendarin e F1, pas atij të Spa Francorchamps (7 km). Do të ketë 27 kthesa dhe 3 zona DRS-je për të avantazhuar parakalimet.

Por, pas videos së parë të prezantimit të postuar nga F1 në rrjetet sociale, tifozët kanë shprehur pakënaqësi, duke thënë se kjo pistë nuk të lë hapësira parakalimi.

“Një parakalim në 10 vjet bëhet këtu”, lexohet në komente.

https://www.youtube.com/watch?v=UCiNvuB56xg

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli