Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Petro Koçi në “Absolut 4”: Synojmë 11 mandate në Fier, bilanci i qeverisë pozitiv

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 22:08 | Politikë
Petro Koçi në “Absolut 4”: Synojmë 11 mandate

Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Petro Koçi deklaroi në “Absolut 4” se subjekti ku ai bën pjesë synon të përmirësojë rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit duke marrë plot 11 mandate në këtë zonë.

Koçi tha se qeveria Rama ka një bilanc më të pasur nga të gjitha qeveritë e mëparshme dhe kjo do të mundësojë një fushatë më të lehtë nga sa supozohet për mazhorancën.

“Vendosja e Rucit në vendin e 10 tregon besimin e PS pse jo për të marrë dhe 11 mandate në qarkun e Fierit. Në këto zgjedhje shkojmë me skemën e 2017. Mendoj se kësaj radhe është një sistem më i drejtpërdrejt dhe vota e qytetarit do të kthehet në mandate më të drejtpërdrejta.

Mendoj se qeveria Rama në 8 vite ka një bilanc qeverisës më të pasur nga të gjitha qeveritë e mëparshme. Fushata është shumë më e lehtë nga ç’mund të supozohet. Në marrëdhënie me qytetarët kanë kërkesa për zhvillime të mëtejshme, por ata e pranojnë që bilanci i zhvillimeve në Fier është i pasur”, tha Koçi.

Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj u shpreh se PD-ja synon një rezultat më të mirë sesa viti 2009, kur demokratët morën 6 mandate.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani