“Po tentohet të vidhen zgjedhjet”, Kaso: Po importohen votues me kontrata fiktive

SINK IVI KASO frame 167 1100x620

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, denoncoi gjatë një konference për shtyp tentativat, sipas tij, të mazhorancës për të vjedhur zgjedhjet.

Sipas Kasos, mazhoranca nuk po luan me rregulla të ndershme loje duke importuar me kontrata fiktive shtëpish mijëra votues.

“Edi Rama humb kudo në Shqipëri, madje edhe në Tiranë. Ja pse kryeministri në largim po tenton të vjedhë zgjedhjet.

Importimi i votuesve me kontrata fiktive të shtëpive, tregon se Edi Rama nuk luan me rregulla të ndershme loje, sepse ai ka frikë nga humbja.

Loja e pistë me importimin e votuesve nga qytetet e tjera më Tiranë, nuk do ta ndihmojë Ramën. Ai do të humbë kudo – në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Korçë, në Fier, kudo.

Në mënyrë që të sjellim një ndryshim të vërtetë për vendin tonë, ne duhet të fillojmë rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian. Mënyra e vetme për të bërë këtë është të votohet për Partinë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës”, deklaroi Kaso.