Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Si në filmin “Terminali”, dhjetëra pasagjerë të bllokuar prej javësh në aeroportin francez

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 17:49 | Bota

26 algjerianë që po ktheheshin në shtëpinë e tyre nga Britania e Madhe kanë mbetur prej 3 javësh të bllokuar në aeroportin francez “Charles de Gaulle”, ku duhej të bënin tranzitin.

Grupi, brenda të cilit ka fëmijë dhe të moshuar u nis nga aeroporti i Heathrow drejt Algjerisë më 26 shkurt. Në Paris, atyre iu tha se kompania e tyre “Air Algeria” nuk mund të vijojnë udhëtimin për shkak të rregullave të vendosura së fundmi kundër pandemisë.

Që prej asaj dite ata kanë jetuar në kushte shumë të vështira në zonën e tranzitit të terminalit 2 të aeroportit “Charles de Gaulle”, ku flejnë në karrige dhe ushqehen më së shumti nga udhëtarët e tjerë.

Në fillim “Air Algeria” iu ofroi atyre ushqime, por i ndaloi pasi pasagjerët refuzuan ofertën e kompanisë për t’u kthyer pas në Londër.

Ata kanë akses në zonën e dusheve në aeroport ku ndodhet një hotel, por duhet të paguajnë 20 euro për t’i përdorur. Ditët e fundit ata kanë kërkuar dhe ndihmën e presidentit francez që t’i ndihmojë të kthehen në shtëpi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë