Sulmonte fëmijët e kopshtit, policia arreston… hutën

huta 600x338

Policia arriti që t’i jepte fund makthit të fëmijëve në një kopsht në Kataneze të Italisë, pasi arriti të kapte pas shumë përpjekjesh një hutë që sulmonte të vegjlit herë pas here.

Huta i sulej fëmijëve dhe njërin prej tyre e kishte plagosur në ballë dhe faqe.

Pasi u kap, shpendi u dërgua në një qendër të përshtatshme, ndërkohë që policia po punon për të gjetur pronarin që e ka braktisur, i cili do të denoncohet për braktisje kafshësh.