Transformimi i pabesueshëm i Billie Eilish

Billie Eilish ka hequr dorë nga flokët e saj karakteristikë në ngjyrë jeshile, duke surprizuar fansat me një look të ri. Në një transformim thuajse të pabesueshëm, ëngëtarja është bërë bjonde, ashtu sikurse kishte premtuar një vit më parë.

Asokohe, Billie premtoi do të ndryshonte flokët pas publikimit të dokumentarit të saj “The World’s A Little Blurry”, që trajton rrugëtimin e saj drejt suksesit si edhe realizimit të albumit debutues që i ndryshoi jetën.

Flokët brunë me rrënjë jeshile u bënë një tipar dallues i këngëtares dhe sipas Billiet, lidheshin me qëndrueshmërinë mendore dhe kumturinë e saj të brendshme.