Vaksinimi masiv, Rama: Së shpejti në moshat mbi 60 vjeç, asnjë efekt anësor deri tani

Në dy muaj  fushatë vaksinimi nuk janë shënuar probleme te personat që kanë marrë dozat e Pfizer dhe AstaZenekën.

Nga Shkodra ku vijon vaksinimi i mësuesve me AstraZenekën, kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë thanë se së shpejti pritet të nisë vaksinimi masiv, për të përfshirë edhe grupmoshat mbi 60 vjeç.

“Do të kemi në disponim një sasi të konsiderueshme vaksinash që të shtrihemi në kategorinë e moshave mbi 60, për të validuar më pas nën atë prag”, deklaroi kryeministri.  

Kryeministri Rama akuzoi opozitën për shkelje të rregullave anti-covid gjatë aktiviteteve elektorale, edhe pse deri tani nuk është vendosur asnjë gjobë ndaj subjekteve politike.

Më të ndëshkuarit edhe në këtë rast, janë qytetarët të cilët për moszbatim të masave anti-covid  gjobiten me 3 mijë lekë të rinj. Bizneset, operatorët e linjave urbane e aq më pak partitë politike nuk figurojnë në fletët e gjobave të policisë.