Vala e tretë në Francë? Nga e premtja pjesa më e madhe e vendit në “lockdown”

183217191 ec71feb9 2d32 4c25 a379 fc69f2ea3592 600x338

Rritja e befasishme e infektimeve me koronavirus ka detyruar autoritetet franceze të rikthejnë edhe njëherë masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Kështu nga mesnata e së premtes në 16 departamente të Francës, përfshirë dhe atë të Parisit do të hyjë në fuqi “lockdown” i tretë që nga nisja e pandemisë.

Masat e reja do të qëndrojnë në fuqi për 4 javë, por ajo që ndryshon kësaj radhe është se shkollat do të qëndrojnë të hapura.

“Përhapja e epidemisë po përparon në mënyrë të shpejtë. Ky shtim i rasteve të reja ka të gjitha gjasat të jetë vala e tretë”, deklaroi kryeministri Castex gjatë shpalljes së masave shtrënguese.