Vendimi i Agjencisë Europiane të Barnave për AstraZeneca, reagon kryeministri Edi Rama

edi rama ne fier mbrostar  1100x620

Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale pas vendimit të Agjencisë Europiane të Barnave, e cila konfirmoi efektshmërinë dhe sigurinë e vaksinës së AstraZeneca.

Kreu i qeverisë shkruan se vetëm përmes vaksinimit do mund të këputen hallkat e zinxhirit të infektimeve.

“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA

Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”, shkruan Rama.