Virologu gjerman: Pezullimi i vaksinës do të përkeqësojë pandeminë

Një paralajmërim i zymtë vjen nga Gjermania. Virologu i njohur gjerman Christian Drosten, thotë se varianti britanik i koronavirusit është më infektues e vdekjeprurës, dhe ngadalësimi i fushatës së vaksinimit pas pezullimit të vaksinës së Astra Zeneca do të vështirësojë shumë situatën, veçanërisht pas periudhës së Pashkëve.

Eksperti i shëndetësisë, sheh keqardhje për zhvillimet e fundit që sollën pezullimin e vaksinës. Rastet e trombozave sipas tij, duhet marrë me seriozitet e duhen verifikuar, por nevoja për vaksinën është tejet e madhe, ndërsa po përballen me valën e tretë të pandemisë. Varianti B1.1.7, thotë Drosten, po bëhet gjithnjë e më dominues duke kërcënuar të përkeqësojë krizën shëndetësore.

“Pak pas Pashkëve, do të përjetojmë një situatë të ngjashme si ajo gjatë Krishtlindjeve”, deklaroi Drosten.  

Të hënën, Instituti gjerman Paul Ehrlich, rekomandoi ndërprerjen e vaksinimit me AstraZeneca pas verifikimit të 8 rasteve të mpiksjes së gjakut te persona të vaksinuar. Virologu mendon se shpeshtimi i rasteve mund të jetë një problem statistikor.

Problemet janë shfaqur kryesisht te gratë, por sipas ekspertit, ato është e ditur se ato janë më të rrezikuara nga tromboza. Drosten citon disa studime mbi variantin britanik, të cilat sugjerojnë se ai është jo vetëm më infektues, por edhe më i rrezikshëm. 

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4