Vrasja e Klodian Rashës, hidhet shorti për gjyqtarin e dosjes

rasha hajdaraj 1100x620

Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin për dosjen e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje i ka rënë gjyqtarit Bedri Qorri.

Seanca paraprake është caktuar të zhvillohet më datë 26 mars, në orën 10:00, ku gjykata do të vendosë nëse do të pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për ta kaluar për gjykim këtë dosje.